Nga Shqipëria / E Premte 27 Mars 2020, 12:12

Vetëm 7 muaj e gjysmë, foshnja shqiptare del me Koronavirus

Në ishullin e Rodosit në Greqi, ka rezultuar me Koronavirus një fëmijë shqiptar 7 muaj e gjysmë. Ai është rasti i parë në këtë ishull.

Top Channel ka mësuar se familja shqiptare, që jeton në fshatin Arkangjelos të ishullit, ishin kthyer para 12 ditësh nga Italia.

Foshnja ishte dërguar në spital pasi kishte pasur temperaturë dhe më pas ka rezultuar mbartës i virusit. Familjarët dhe mjekët që kanë pasur kontakt me foshnjën janë karantinuar.

Deri më tani gjendja e foshnjës është e mirë./Top Channel