Nga Shqipëria / E Premte 27 Mars 2020, 11:11

12 raste të reja, shkon 186 numri i të prekurve nga Koronavirusi në Shqipëri

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë me dije ditën e sotme se janë regjistruar 12 raste të reja me Koronavirus. Numri në total i të prekurve ka shkuar në 186.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë 2 pacientë; një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66 vjeçar nga Fieri.

31 pacientë rezultojnë të shëruar. Harta e të prekurve është shtrirë dhe në Pukë.

Shtrirja gjeografike e të prekurve:

Tiranë-107 raste
Durrës-11 raste
Lushnje-4 raste
Elbasan-5 raste
Rrogozhinë-2 raste
Fier-20 raste
Kavajë-4 raste
Korcë-12 raste
Vlore-5 raste
Shkodër-4 raste
Lezhë-4 raste
Berat-1 raste
Has-2 raste
Krujë- 1 rast
Tropoje-2 raste
Pukë-2 raste