Nga Shqipëria / E Enjte 26 Mars 2020, 23:11

85 vjeçarja humb jetën nga Koronavirusi, shkon në 7 numri i viktimave në Shqipëri

Një paciente 85 vjeçare te Infektivi, ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit. Numri i viktimave në vendin tonë ka shkuar në 7.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe fatkeqësisht humbi jetën.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.