Nga Shqipëria / E Enjte 26 Mars 2020, 21:09

Koronavirusi/ Angelina Jolie dhuron 1 milion dollarë

Angelina Jolie po kontribuon për të ndihmuar njerëzit në nevojë gjatë pandemisë së Koronavirusit. Mediat e huaja bëjnë të ditur se aktorja këtë javë dhuroi 1 milion dollarë për organizatën "No Kid Hungry", një organizatë që punon për t'i dhënë fund urisë së fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Koronavirusi e ka bërë pasigurinë ushqimore një çështje edhe më të madhe dhe duke qenë se shkollat â??â??janë mbyllur, shumë fëmijë kanë mbetur pa ushqim.

Paratë e dhuruara nga Jolie do të përdoren për të siguruar ushqim për fëmijët nga familjet me të ardhura të pakta. 

"Mbi 1 miliardë fëmijë janë jashtë shkollës në të gjithë botën për shkak të mbylljeve të tyre prej koronavirusit. Shumë fëmijë varen nga ushqimi që marrin gjatë orarit të shkollës. Organizata po bën të pamundurën që të ndihmojë sa më shumë fëmijë", tha Jolie.