Aktori i njohur nga "Desperately Seeking Susan" dhe "Crocodile Dundee", Mark Blum, ka vdekur nga Koronavirusi, që i ka shkaktuar komplikacione të shumta.
Lajmin për vdekjen e 69 vjeçarit e ka dhënë kompania teatrore me qendër në New York.
“Me dashuri dhe zemra të thyera, Mark Blum, një mik i dashur dhe një artist i mirënjohur, ndërroi jetë këtë javë.Faleminderit Mark për gjithçka që solle në teatrin tonë dhe në teatrot e gjithë botës. Do të na mungosh", shkruanin ne Twitter.

Burimi: "USA Today"
