Nga Shqipëria / E Enjte 26 Mars 2020, 18:06

Itali/ 662 persona humbin jetën brenda 24 orësh

Situata në Itali vazhdon të mbetet e rëndë. Brenda 24 orësh janë regjistruar 4.492 raste të reja me Koronavirus dhe 662 persona kanë humbur jetën. Numri total i viktimave ka shkuar në 8.165.

Në Itali numërohen 80.539 të infektuar në mbarë vendin. 3.612 pacientë paraqiten në gjendje kritike dhe 10.361 persona janë shëruar. Ditën e djeshme u shënuan 683 të vdekur.

Burimi: "tgcom24.mediaset.it"