Nga Shqipëria / E Enjte 26 Mars 2020, 18:06

Refuzoi të merrte urgjencën, 47-vjeçari vdes i vetëm në shtëpi nga koronavirusi

Një bankier, 47 vjeç, në Mbretërinë e Madhe ka ndërruar jetë i vetëm në shtëpi. Kur partnerja e tij i tha të telefononte ambulancën, Tim Galley nuk pranoi dhe tha se ai nuk ka sëmundje kronike dhe se mjekët janë të zënë duke u marrë me pacientët e tjerë. 

47-vjeçari kishte dhimbje fyti dhe ethe. Tim dhe partnerja e tij ishin vetëizoluar në shtëpi të ndryshme. Partnerja ishte shqetësuar për Timin dhe u kishte kërkuar komshinjve ta kontrollonin. Ata e gjetën Timin të vdekur në shtrat mbrëmjen e të martës. 

Partnerja e 47-vjeçarit tregoi se Tim kishte një zemër të madhe, kishin kaluar një jetë të mrekullueshme së bashku dhe kishin bërë plane të mëdha për të ardhmen.