Nga Shqipëria / E Enjte 26 Mars 2020, 16:04

Merret vendimi: Ja ku do të ngrihet spitali i ri për të prekurit nga COVID-19

Ditën e djeshme ministrja Manastirliu bëri me dije se brenda 20 ditësh do të ngrihet një spital i ri karantine. Këtë të enjte është vendosur nga qeveria që nje nga godinat e ish-universitetit Kristal të kthehet në spitalin e ri, për të përballuar një fluks të mundshëm të numrit të të infektuarve me Koronavirus.

Ky spital do të jetë për pacientët të cilët nuk do të kenë nevoja të trajtimit specialist, pacientë që nuk shfaqin probleme respiratore.

Ky spital cilësohet si skenari i katërt në rendin e skenareve të projektuara.