Nga Shqipëria / E Enjte 26 Mars 2020, 11:11

Kaos në njësinë bashkiake nr.1, qytetarët mblidhen dhe kërkojnë ushqimet

Banorët e njësisë bashkiake nr.1 janë grumbulluar mëngjesin e sotëm përpara minibashkisë së kësaj njësie, për të kërkuar ushqimet të cilat janë shpërndarë në formë ndihmash.

Siç raporton për ABC News gazetarja Esiona Konomi, qytetarët që janë grumbulluar, thanë se prej ditësh nuk kanë marrë ndihma, dhe ato që janë shpërndarë janë dhënë në mënyrë selektive.

Forca të policisë bashkiake janë mbledhur për të siguruar mbajtjen e distancës së qytetarëve si masë detyruese për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Banorët pretendojnë se prej ditësh nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, ndërkohë punonjësit e bashkisë filluan të merrnin shënim emrat e banorëve që ishin aty.