Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Mars 2020, 22:10

Plasi sherri: Motrat Kardashian zihen me grushte

Motrat Kardashian, Kim dhe Kourtney, janë përballur fizikisht dhe janë fyer gjatë një debati në "Keeping Up With The Kardashians".

Dyshja janë zënë keq dhe Kourtney fillimisht e gjuan me një shishe motrën e saj e cila ngrihet dhe e shtyn tutje. Më pas mes motrave ka plasur një sherr me grushta dhe shkulje flokësh.

Motra tjetër e tyre, Chloe, ka ndërhyrë për të ndërprerë sherrin. Pas ndërhyrjes së saj, Kim shprehet: “Thjesht nxirreni nga këtu. Nuk dua ta shoh as fytyrën e saj”.