Çifti shumë i dashur për publikun, Almeda dhe Tolgahan Sayisman kanë bërë një gjest shumë humanitar në një kohë kur bota po përballet me pandeminë e Koronavirusit. Dyshja kanë në pronësi 4 shtëpi në Turqi dhe 4 shtëpi në Amerikë, të cilat të cilat dikur i jepnin me qera.

Për t'iu lehtësuar vështirësitë financiare, ata kanë vendosur të mos iu marrin qera banorëve të strehuar në shtëpitë e tyre. Mediat e huaja shkruajnë se Almeda dhe Tolga po japin ndihmën e tyre me aq sa munden.

Gjesti i tyre fisnik është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes dhe jo vetëm, nga mbarë njerëzit që kanë dëgjuar për të.





