Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në pesë” nga Bieta Sulo. Gjatë këtyre ditëve izolimi, ajo ka treguar se mes saj dhe Ilir Metës ‘ka plasur dashuria’.

Po ashtu ajo ka treguar se për shkak të një operacioni në Qershor nuk ka mundësi për fëmijë të tjerë.
“Ka plasur dashuria e madhe. Kjo është e vërtetë. Nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Pas operacionit vitin e kaluar në Qershor nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe i gëzohem 3 fëmijëve që kam, që janë sa e gjithë bota, dhe i lutem zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavaur”, ka treguar Monika.
View this post on Instagram"Ka plasur dashuria e madhe mes meje dhe Ilirit", Monika Kryemadhi e thotë hapur #Ftesënëð??ï¸




