Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Mars 2020, 19:07

Zëvendës ambasadori britanik humb jetën nga Koronavirusi

Zëvendës Ambasadori britanik në Hungari, Steven Dick, ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit. 37 vjeçari ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Ai ishte bërë Zëvendës në Ambasadën Britanike në Hungari në Dhjetor të 2019. Në një deklaratë për mediat prindërit e tij janë shprehur se Dick ishte shumë i lumtur që po përfaqësonte vendin e tij jashtë.

Burimi: "Daily Mail"