Ditën e djeshme autoritetet doganore greke, kanë sekuestruar një sasi prej më shumë se 10.000 maskash mbrojtëse kundër Koronavirusit, të cilat po vinin drejt Shqipërisë.
Top Channel ka mësuar se maskat ishin ngarkuar në një kompani greke dhe kur kamioni është paraqitur në doganën e Pireut, kjo e fundit ka njoftuar kompaninë se është ndaluar transporti i maskave dhe dezifektantëve.
Po ashtu dogana ka njoftuar drejtuesit e kompanisë greke se kjo sasi, madje she sasi të tjera që mund të ndodhen në depot e saj, do të bllokohen në magazinë dhe rekuizohen për llogarin të shtetit grek.
Dogana ka sqaruar se rekuizmi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale,farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës,plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese. / 'Top Channel"
