Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Mars 2020, 16:04

2 punonjës të Drejtorisë së Policisë në Durrës me Koronavirus

Ditën e sotme zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri me dije se brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 23 raste të reja, duke e çuar në 146 numrin e të prekurve me Koronavirus në vendin tonë. Dy punonjës të Drejtorisë së Policisë në qarkun Durrës, të cilët ndajnë një zyrë të përbashkët, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Njëri prej tyre është shef i burimeve njerëzore dhe është dërguar në Tiranë ndërsa punonjësja tjetër ka rezultuar e infektuar përmes skanerit dhe për të pritet dhe përgjigjja e tamponit.

Top Channel bën me dije se gjendja e pacientes nuk është e mirë./ "Top Channel"