Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Mars 2020, 15:03

Për shkak të koronavirusit, 'Portokalli' nuk do të vazhdojë më transmetimin

Emisioni historik i humorit dhe shumë i dashur për publikun, "Portokalli" ka vendosur mos ta vazhdojë më transmetimin, shkak i koronavirusit. Ndonëse javën e kaluar "Portokalli" nuk i mungoi ekranit duke ardhur në formën e "Ditarit të Karantinës", programi nuk mund të vazhdojë më me këto kushte.

Mesazhi i stafit te Portokalli: "Publik i dashur i Portokallise. Kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë. Në këto rrethana si të gjithë Shqiptarët ne kemi vendosur të mendojmë se pari për mirëqenien e trupës dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i parealizueshëm. Shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të pa imitueshëm. Projekti jone i vetëm është ai me Top Channel,adresa  ku Portokallia u krijua. Deri atëherë kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Ju duam shumë"