Mbrëmjen e kësaj të marte qeveria ka shpallur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Kryeministri Rama vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e paralajmëroi një ditë më parë në një intervistë të dhënë për ABC News ku theksoi se ishte nje vendim që do e merrte shumë shpejt.
Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare duke hyrë menjëherë në fuqi dhe merret si masë për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga koronavirusi. Në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar 123 raste të infektuar me koronavirus dhe 5 viktima.
Në kuadër të pandemisë qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka marrë vendimet si më poshtë:



