Aktoret turke shumë të dashura për publikun shqiptar, sapo treguan që marrëdhëniet nuk i kanë aspak të mira. Bëhet fjalë për aktoren Beren Saat të cilën e njohim si "Bihter" nga telenovela "Dashuri e ndaluar" dhe aktoren Tuba Buyukustun - "Syhan" nga "Xhesuri dhe e bukura".

Së fundmi Beren Saat u shfaq në skena në nxehta në një serial në Netflix dhe sigurisht që mori vëmendjen e të gjithëve. Për këto skena u pyet edhe Tuba Buyukustun e cila u shpreh se nuk do luante kurrë rolet e guximshme që kryen Beren Saat.

Beren Saat për gazetarët turq u përgjigj se e respekton mendimin e saj, por ajo vetë nuk do fliste kurrë kështu për koleget.

Më tej, Beren theksoi se e ka shumë përzemër Büyüküstün dhe e konsideron atë një aktore të talentuar.

