Berati iu shtua sot hartës me të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë. E infektuar është një grua 44-vjeçare. Burime për "abcnews.al" bëjnë me dije se ajo jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë, por punonte edhe në Durrës si fizioterapiste. Pas mbylljes së bizneseve, rreth 10 ditë më parë, ajo është kthyer të jetonte në ish-banesën e saj në fshatin Rroshnik të Beratit, me bashkëshortin dhe djalin e saj.
44-vjeçarja ka deklaruar se kishte shenja të virusit dhe në testin e koronavirusit ka rezultuar pozitive.
Në banesën e saj në fshatin Roshnik punonjësit e shërbimit të higjenës dhe forcat e policisë kanë shkuar për të bërë karantinimin e banesës dhe dezifektimin e saj.
Mësohet se 44-vjecarja ka qenë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve.
