"Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milion euro për luftën kundër Covid-19", njofton përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Rama.
Ndërkohë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në një postim në Twitter deklaron se 4 milionë euro do të shkojnë për pajisjet mjekësore dhe për të mbështetur personelin shëndetësor në krye të detyrës, 11 milionë euro do të shkojnë për mbrojtjen sociale dhe mbi 35 milionë euro do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë.
"Bashkimi Europian është gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje", shkruan Soreca.

