Kryeministri Rama në një komunikim live në Facebook ka deklaruar se qeveria do të japë për biznesin e vogël dyfishin e shumës së deklaruar në tatime, gjithashtu për të papunët dhe familjet në nevojë do të jepet dyfishi i ndihmës ekonomike.
"Ne do të shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohe paqeje. Pra ndihma ekonomike për 70 mijë familjet që figurojnë në regjistrin e ndihmës shtetërore, do të dyfishohet. Kështu e do zakoni i një familje për një hall që i ka rënë në kokë familjes së madhe shqiptare. Gjithashtu dyfish do të bëjmë dhe pagesën për të papunët. Motoja ti nuk do të jesh kurrë vetëm nuk është vetëm një slogan por është vija e profilit që unë drejtoj dhe busulla ime e orientimit. Sot unë nuk dua që ai që është një hall brenda hallit që ka rënë të mos ndihet vetëm dhe të jemi pranë të gjithë atyre që janë”, tha Rama.
