Nga Shqipëria / E Martë 24 Mars 2020, 16:04

E mbërthyer nga Koronavirusi: Italia merr testet që nxjerrin rezultatin për 5 minuta

Në Itali po dërgohen testet e para të shpejta, që nxjerrin rezultatin për 5 minuta. Ky test është i lehtë për t'u përdorur: Mjafton disa pika gjaku të pacientit dhe për 5 minuta testi tregon nëse ai rezulton pozitiv apo negativ nga koronavirusi, raporton xing.al.

Në Marche, disa nga këto teste kanë arritur tashmë teksa po pritet që edhe spitalet në rajone të tjera të Italisë të furnizohen. 

Italia ka arritur të furnizohet me keto teste falë marrëveshjes së "Innoliving di Ancona" me "Zhezhiang Orient Gene Biotech" që prodhon këto teste.