Një lajm i mirë, në këto kohë të vështira që po kalon vendi. Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbajtur një video-konferencë këtë të martë, ku ka vendosur të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e bëri të ditur ministri gjerman i Ekonomisë përmes twitter-it: “Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund dritë jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për Evropën, për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut + Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime për Tiranën + Shkupin, është e merituar.”

