Pak më parë "ABC News" raportoi se ka dalë pozitiv tamponi i koronavirusit për drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në Facebook.
Manastirliu njofton se Brataj është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.
“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”

