Nga Shqipëria / E Hënë 23 Mars 2020, 18:06

Shahini: Ja si do vlerësohen nxënësit që s'kanë internet dhe telefona smart

Ministrja Besa Shahini përmes videove të publikuara në rrjete sociale ka komunikuar me nxënësit dhe prindërit e tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme rreth proçesit mësimor.

Si pasojë e Koronavirusit, shkollat kanë nisur me zhvillimin e mësimit online. Përmes një videoje të publikuar së fundmi ajo ka treguar se si do vlerësohen nxënësit që nuk kanë internet apo një telefon smart.

Shahini ka deklaruar se në këto raste, situata vështirësohet, por këto nxënës do vlerësohen përmes një telefonate të shkurtër.

‘Natyrisht, puna vështirësohet në këto raste, por mësuesit kanë qasje tek nxënësit e tyre përmes telefonave që nuk janë smart. Kështu që, vlerësimi do të jetë kryesisht ‘vlerësim me gojë’ përmes një telefonate të shkurtër. Mësuesit janë udhëzuar se si mund të bëhet kjo dhe unë besoj që do të fillojnë ta praktikojnë së shpejti’, tha Shahini.