Nga Shqipëria / E Hënë 23 Mars 2020, 16:04

Bilanc tragjik: 462 viktima në 24 orë në Spanjë

Është rritur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë. 462 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. 3400 persona të tjerë rezultuan pozitivë për të njëjtën periudhë kohore, duke e çuar totalin e tyre në mbi 33 mijë të infektuar. 

Spitalet në Madrid janë detyruar t'i shtrojnë pacientët mbi pllaka për shkak të mungesës së shtretërve.

Një sallë e madhe ekspozitash po shndërrohet në ambient për akomodimin e pacientëve.

Për nga numri i viktimave, Spanja bëhet vendi i tretë në botë, pas Italisë dhe Kinës.