4 anëtarë të një familje në Vlorë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ata ndodhen në Spitalin e Infektivit në Tiranë dhe po marrin trajtim të specializuar. "Abc news" ka mësuar se kryefamiljari punonte si shitës ambulant.
Familjarët që janë në Spitalin e Infektivit janë gjyshja 77-vjeçe, çifti 69 dhe 50 vjeç dhe djali i tyre 24-vjeç.
Banorët e zonës kanë folur për “Abc News”, duke shprehur edhe shqetësimin e tyre.
“Është shoku jonë, e kemi pasur shumë pranë. Thonë se janë infektuar si familje”, u shpreh një nga qytetarët.
“Jemi shumë të frikësuar, i kemi pasur shumë afër”, tha një tjetër qytetar.
“Është tmerr kjo që po dëgjojmë, nuk është shaka”, u shpreh një banor i zonës.
