Nga Shqipëria / E Hënë 23 Mars 2020, 10:10

E fundit/ Shkon në 5 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Në Shqipëri është shënuar viktima e 5 nga Koronavirusi në këto minuta të fundit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e shëndetësisë sipas të cilës një 61-vjeçar ka humbur jetën gjatë minutave të fundit. Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se 61-vjeçari është vendosur prej disa orësh në frymëmarrje të drejtuar por nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e shëndetësisë njofton se 61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ministria e Shëndetësisë/Zyrtare

COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 61-vjeçar, viktima e 5 me COVID-19

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes“

Burimi: abcnews