Nga Shqipëria / E Diel 22 Mars 2020, 23:11

Ndihmësi infektohet me Covid-19, Mbretëresha merr menjëherë vendimin

Një nga punonjësit e stafit të Pallatit Mbretëror ka rezultuar i prekur me koronavirus. Me të mësuar këtë, Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj janë larguar për në kështjellën Windsor.

"Mirror" bën të ditur se stafi dhe personat që kishin pasur kontakt me ndihmësin janë vetëizoluar.

Ndërkohë mbretëresha do të qëndrojë në kështjellën Windsor për një periudhë të gjatë, e distancuar nga stafi i pallatit mbretëror.

Deri tani nuk dihet nëse Mbretëresha ka pasur apo jo kontakt me të infektuarin, por gjendja e saj shëndetësore është e mirë.