Një e moshuar 95-vjeçare që ishte prekur nga koronavirusi këtë muaj është shëruar duke u bërë kështu pacientja më e vjetër në Itali që shërohet nga virusi.
Alma Clara Corsini u dërgua me urgjencë në spital në 5 mars kur shfaqi simptoma të virusit. Mjekët tani konfirmojnë se e moshuara është shëruar plotësisht.
"Po, po, jam mirë. Mjekët ishin njerëz shumë të mirë, që u kujdesën për mua dhe tani do më çojnë në shtëpi", tha e moshuara.
Mjekët thanë se Corsini u shëruar pa terapi antivirale.

