Nga Shqipëria / E Diel 22 Mars 2020, 22:10

18-vjeçari vdes nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, kryeministri: Do mbyllim...

Bilanci i viktimave nga Koronavirusi në Britaninë e Madhe ka shkuar në 28 dhe mes viktimave është një 18-vjeçar, personi më i ri që ndërron jetë në Britaninë e Madhe.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se do mbyllin parqet dhe do marrin masa më të rrepta nëse njerëzit nuk e mbajnë distancën.

Deklarata e Johnson vjen pas fotove që u publikuan në rrjet ku shfaqej numër i madh njerëzish në park gjatë fundjavës. 

Parku Kombëtar Snowdonia tha se zona "përjetoi ditën e saj më të ngarkuar ndonjëherë në kujtesën e gjallë" të Shtunën, me plazhe të tjerë dhe samite malore të zënë.

"Mos mendoni se ajri i freskët ju siguron imunitet. Edhe nëse mendoni se jeni të paprekshëm, ka shumë njerëz të tjerë që mund t'i infektoni. Merreni seriozisht këtë këshillë. Duhet të ndiqni rregullin e distancimit.

I pyetur nëse mund të vendosen masa më të rrepta, z. Johnson shtoi: "Nuk ka nevojë të përdorësh shumë imagjinatën për të kuptuar se ku mund të duhet të shkojmë dhe do ta shohim pas 24 orësh. Nëse nuk i ndjekim rregullat, atëherë kam frikë se do të duhet të sjellim masa më të ashpra"