Mëngjesin e sotëm Kroacia u trondit nga një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter, i cili më pas u shoqërua dhe nga pasgoditje. Epiqendra ishte në Kasina, 7 kilomentra në veri të Zagrebit.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të madha dhe fatkeqësisht dhe një viktimë. Një djalë 15 vjeçar është gjetur poshtë një ndërtese të shembur. Po ashtu një numër i madh njerëzish janë plagosur.
Ndërtesat kanë mure të plasaritura dhe çatitë janë dëmtuar. U dëmtua dhe spitali Rebro dhe janë raportuar disa vatra zjarri, pa pasoja të rënda. Katedralja ikonike e Zagrebit u dëmtua gjithashtu.
Tërmeti goditi mes një bllokimi të pjesshëm të kryeqytetit për shkak të Koronavirusit. Qeveria kroate u bëri thirrje qytetarëve të saj të qëndrojnë të qetë dhe të ruajnë distancë.
Burimi: "Daily Mail"



