Një i ri në Qipro ka zbuluar një mënyrë të veçantë për të nxjerrë shëtitje qenin e tij. Në mënyrë që të mos thyejë rregullat e izolimit duke dalë nga shtëpia, Vakis Demetriou ka vendosur që ta shëtisë qenin e tij me dron.
I riu ka publikuar një video ku shfaqet duke komanduar me telekomandë dronin, të lidhur me qenin. Ndërkohë vetë Vakis ndodhet në ballkonin e shtëpisë.
"Karantina e ditës së 5", shkruante ai krah videos që po bën xhiron në rrjet.
