Nga Shqipëria / E Diel 22 Mars 2020, 00:12

U paralizua 20 vite më parë, Andi Lila i dhuron shtëpi të re futbollistit legjendar

Andi Lila kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të takuar për herë të parë idhullin e tij të fëmijërisë, ish-futbollistin Altin Rrica. Andi Lila rrëfeu se Altin Rricën e kishte patur idhull që në kohën kur ai luante me skuadrën e “Besës” së Kavajës. Andi tregoi se mënyra se si Altini luante ishte e veçantë dhe se ai dëshironte që të luante në fushë përkrah idhullit të tij.

Fatkeqësisht 20 vite më parë kur Altini ishte në kulmin e karrierës së tij kishte përjetuar një aksident nga i cili kishte mbetur i paralizuar. Pak kohë më parë tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit, ia shkatërroi edhe shtëpinë, por Andi Lila e surprizoi në "Dua të të bëj të lumtur" duke i dhuruar një shtëpi e re.

“Ky është një ndër momentet më emocionues në jetën time sepse nga natyra jam që flas shumë, por tani fjalët më ikën. Të kam ftuar ty për të të bërë të lumtur, por në të vërtetë jam unë më i lumtur. Ne nuk jemi takuar kurrë, por për ty në bashkëpunim me sindikatën kemi menduar një surprizë", u shpreh Andi.

Burimi: Top Channel