Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, u trajtua historia e Vikit e cila mori një surprizë nga familja e saj. Ajo është vajza e madhe e familjes dhe për shkak të problemeve ekonomike prindërit e saj ishin detyruar të punonin me orë të zgjatura. Viki kishte sakrifikuar për familjen, ishte përkujdesur për motrën dhe vëllain, kishte punuar që në moshë të re, madje ishte detyruar edhe që të shiste edhe gjakun e saj.

Familja e Vikit rrëfeu në studio të gjitha kalvarin e vuajtjeve të Vikit dhe sakrificat që ajo vazhdonte akoma të bënte për ta. "Ne të falenderojmë shumë, sepse ti ke qenë ajo që është kujdesur për të gjithë, por dua të të kërkojmë që të nisësh jetën tënde sepse ne fale teje ja kemi dale", i thanë ata Vikit.

E ftuar surprizë për Vikin ishte edhe këngëtarja e saj e preferuar, Era Rusi e cila i tha: “Unë kam ardhur të të falenderoj ty, jam shumë krenare, sepse ti je një vajzë tepër e dashur, shumë punëtore. Ti je me të vërtetë një shembull për të gjithë ne!”


