Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 17:05

Digjet mes Prishtinës makina e këngëtares shqiptare

Mediat kosovare kanë raportuar se një makinë ka marrë flakë në zonën e quajtur Menza e Studentëve. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë së Kosovës, zjarri u shua dhe makina u largua nga vendi i ngjarjes.

Makina ishte e këngëtares Ana Kabashi e cila e ka bërë të ditur vetë këtë përmes një postimi në Instagrami ku falënderon të gjithë ata që i dolën në ndihmë.

Ana shkruan se është mirë dhe kjo ngjarje nuk la pasoja.