Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 16:04

Spitali i mbushur plot me të infektuar, infermierët detyrohen të veshin qese për t'u mbrojtur

Para pak ditësh spitali "Northwick Park" në Londër shpalli situatën emergjente, pasi të gjithë shtretërit e kujdesit kritik ishin mbushur me pacientë të infektuar. Për 24 orë disa nga pacientët u transferuan me nxitim në spitalet afër por infermierët e dëshpëruar kanë lëshuar një kërkesë urgjente për maska, veshje dhe doreza efikase.

Spitali ka raportuar 6 të vdekur nga Koronavirusi dhe ka shumë pacientë në kujdes intensiv. Për të mbrojtur veten, infermierët janë veshur me qese nga koka te këmbët.
Një infermiere u shpreh për "The Daily Telegraph" se ata filluan të vishnin qese mbeturinash sepse nuk kishin zgjidhje tjetër.

"Ne mund të infektohemi. Na nevojiten pajiset mbrojtëse personale tani, ose përndryshe mjekët dhe infermierët do vdesin. Kaq e thjeshtë", u shpreh ajo. Po ashtu ajo tregoi se familja e saj nuk e do në shtëpi, në rast se mos është infektuar.

Dr Lisa Anderson, një kardiologe konsulente në spitalin e St George në Londër u shpreh për BBC Radio se stafi kritik mjekësor nuk po merr mbrojtjen e nevojshme.

"Qeveria ndryshoi te henen udhëzimet për pajisjet e mbrojtjes. Ndërkohë që OBSH thotë se duhet të vishni një veshje të plotë, ne duhet të vendosim vetëm një maskë të thjeshtë për fytyrën dhe doreza të shkurtra. Pajisjet kanë mbërritur por kanë ndryshuar rregullat kur mund t'i veshim...prandaj pacientët po trajtohen pa mbrojtje", u shpreh ajo. 

Zëdhënësi i kujdesit shëndetësor "North West University" tha: "Ne mund të vazhdojmë t'i ofrojmë stafit tonë Pajisjet e duhura Mbrojtëse Personale, në përputhje me udhëzimet kombëtare nga Shëndetësia publike angleze. Jemi në kontakt me stafin për t'iu kujtuar se çfarë pajisjesh mbrojtëse duhet të veshin"

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një konferencë për shtyp ka premtuar se do bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar spitalin NHS.

Burimi: "Daily Mail"