Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 15:03

Shqiptari vdiq në Indonezi nga Koronavirusi, ja çfarë ndodhi me të shoqen dhe vajzën

Ditën e djeshme një 85 vjeçar shqiptar ndërroi jetë në Indonezi si pasojë e Koronavirusit. "ABC News" ka mësuar se i moshuari kishte shkuar me pushime bashkë me familjen.

Vajza e tij është martuar me një zvicerian dhe në udhëtimin e tyre në Indonesi kishin vendosur të merrnin dhe prindërit.

Tre shqiptarët, vajza, 85 vjeçari që ndërroi jetë dhe bashkëshortja e tij janë infektuar, ndërkohë që dhëndri zvicerian ka rezultuar pozitiv.

Nëna dhe vajza mësohet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: "ABC News"