Koronavirusi, i cili u përhap fillimisht në Kinë, është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës. Italia numëron deri më tani numrin më të lartë të të vdekurve.
Një tjetër shtet që ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të të vdekurve është Spanja. Vetëm brenda 24 orësh janë konfirmuar 3.355 raste të reja dhe 233 të vdekur.
Numri total i të infektuarve ka arritur 24.926 ndërsa numri i të vdekurve 1,326.

