Kryeministri Edi Rama në një video live në llogarinë e tij të Facebook-ut është shprehur se qytetarët që nuk do zbatojnë rregullat, do të trajtohen si tradhëtarë. Policia do të identifikojë dhe fotografojë të gjithë këta persona, të cilët më vonë do të futën në një listë të zezë.
Atyre do t'iu hiqet ndihma financiare dhe çdo lloj kompesimi.
“Orari i ri do të qëndrojë përgjatë gjithë javës së vjen. Administrata do të punojë po njësoj. Dyqanet farmacitë, bankat do të shërbejnë brenda kësaj fashe orare. Nga ora 1 e drekës deri në 5 të mëngjesit vendi dot të jetë shtëpi e mbyllur.
Ecja me të tjerë nëpër lagje apo rrugë nuk do të tolerohet më paqësisht dhe nuk do të mjaftojë me gjoba dhe këshilla. Policia do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi dhe zonën më të kuqe në të gjithë vendin duke fotografuar dhe futur në një listë të zezë tradhtarësh çdo individ që dalin për diell apo që luajnë domino. Këta individë do ta paguajnë shtrenjtë. Çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e madhe për ta sepse do t'iu mohohet cdo lloj kompensimi, cdo ndihmë financiare për një vit, bursë studentësh dhe rimbursim ilacesh, edhe pensionistët për tu ulur në diell do të penalizohen, tradhtarë luftë dhe do të trajtohen me zero tolerancë”
Të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast të shkeljes së ligjit në tubime të paligjshme, deri tek uji apo gazi lotsjellës po të jetë nevoja", tha Rama.
