Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 10:10

Izolohen dy manastire nga Koronavirusi, 59 murgesha rezultojnë pozitive

Ditën e djeshme në Romë janë izoluar dy manastire pasi 59 murgesha kanë rezultuar pozitive me Koronavirus. Manastiri i parë është "Figlie di S.Camillo" në Grottaferrata, ku 40 murgesha kanë rezultuar poztive.

Manastiri i dytë është "Congregazione delle Suore Angeliche di S.Paolo", ku kanë rezultuar pozitive 19 murgesha.

“As ne nuk e dimë çfarë të bëjmë, edhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë po ndodh, jemi duke marrë shumë telefonata dhe kryemurgesha është shumë e zënë duke menaxhuar situatën. Por ne jemi mirë, shpresojmë të japin një njoftim kur situata të bëhet pak më e qartë”, u shpreh per mediat nje nga murgeshat e manastirit të Figlir di San Camillo.

Burimi: "ANSA.it""