Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Mars 2020, 10:10

Masat mbrojtëse për Koronavirusin: Mbyllen të gjithë parqet në Kosovë

Në Kosovë janë konfirmuar 24 persona të infektuar nga Koronavirusi. Në vend janë marrë masa për parandalimin e epidemisë.

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marrë vendimin për mbylljen e të gjitha parqeve në Kosovë nga ora 8:00 deri në orën 20:00. Policia e Kosovës do t'i mbajë këto hapësira në vëzhgim duke mos lejuar asnjë qytetar të shkelë rregullat.

“Gjithashtu nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Away), pavarësisht llojit të shërbimit primarë”, thuhet po ashtu në njoftimin e Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve.