Lady Gaga vërtetë mund t'i lërë të dashurit për arsye nga më të paparat, por kujdeset të mos i mungojë romanca në jetë. Aktualisht këngëtarja po shijon dashurinë me po të njëjtin "burrë misterioz" që interneti zbuloi pak muaj më parë. Së fundmi Gaga është parë teksa puthej në një ballkon hoteli në Miami, por kush është burri misterioz?
just saw Gaga come out of the hotel with her new boyfriend, she was snatched but also super drunk pic.twitter.com/aLTliOUO5n
— Lady Gaga Facts (@LGMonsterFacts) January 1, 2020
U desh pak punë nga fansat për të zbuluar se i dashuri i ri i Gaga-s është diplomuar në Universitetin e Harvard-it dhe punon si CEO (drejtor ekzekutiv) në një kompani. Larg botës së saj, por tingëllon interesante.
Sipas UsWeekly ai quhet Michael Polansky dhe zgjedh të mbajë profil të ulët. Jo pa qëllim lidhja e tyre është më shumë se sekrete.

Muajt e fundit të 2019-ës, Gaga i dha fund marrëdhënies me Dan Horton me të cilin u lidh pas ndarjes nga Christian Carino, në shkurt të 2019-ës.

Me njërin u nda sepse nuk donte më "gjëra fëmijësh" në jetën e saj, e ndërsa me tjetrin sepse i pengonte "procesin krijues".
Me shumë gjasa, i dashuri i fundit nga Harvardi vjen për të ekulibruar Gaga-n dhe kërkesat e saj.
