Bes Kallaku, Gaz Paja dhe Erion Isaj u bënë pjesë e lajmeve të showbizit pak muaj më parë per vendimin e tyre të papritur dhe të bujshëm për të lënë emisionin humoristik Portokalli ku disa prej tyre bënin pjesë prej afro një dekade.
Janë të panumërta personazhet e dashura për publikun që janë sjellë në skenë nga këta 3 aktorë të komëdise.



Që nga largimi nga Portokalli, të gjithë kemi qënë kureshtarë për projektet e tyre të rradhës. Për Besin dhe Erionin është zbuluar se do të jenë pjesë e netëve finale të Kënges Magjike, sigurisht si bashkëprezantues dhe jo si këngëtare.
Për aktorin Gaz Paja nuk dihet ende asgjë, por një foto e postuar pak minuta më parë, tregon se treshja mbase po "kurdis" një projekt të ri. Në foto shikohen 3 aktorët si dhe regjisori Ilir Muhametaj.

Cili do jetë projekti i tyre i rradhës? Deri tani nuk dihet asgjë më shumë, por është e sigurtë se prezenca e kësaj treshe së bashku me regjisorin Muhametaj e bën projektin mjaft interesant.
Në mbyllje të këtij takimi misterioz, Besi ka postuar dhe një foto ku janë të gjithë sëbashku përpara një motorri. "Hajde dhe nji se u mbush" është diçitura e fotos. Mos djemtë po ftojnë në projekt dhe ndonjë aktor tjetër të famshëm?!

