
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmina Kadriu ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku është pyetur gjerë e gjatë rreth jetës private.
“A ke menduar ndonjëherë të kthehesh me një ish?”, i ka shkruar dikush.
“Jo”, është përgjigjur Jasmina.
“A ke ngacmuar ndonjëherë të dashurin e dikujt tjetër?”, i ka shkruar një tjetër. "Nuk ingranohem nga ideja e të pasurit të diçkaje që është i arritshëm. Siç e marr unë mund ta marrë dikush tjetër! Kështu që ç’e do diçka momentale?", ka replikuar ish-konkurrentja.
Kujtojmë se Jasmina është aktualisht në një lidhje dashurie.